KQZ: Ka nisur numërimi i votave për deputetë, certifikimi i rezultateve pritet deri më 6 korrik
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur hapat që do të ndjekë institucioni në ditët në vijim pas përfundimit të numërimit të rezultateve preliminare. Në një konferencë për media, Elezi deklaroi se ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë, si dhe verifikimi i rezultateve të…
Lajme
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur hapat që do të ndjekë institucioni në ditët në vijim pas përfundimit të numërimit të rezultateve preliminare.
Në një konferencë për media, Elezi deklaroi se ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë, si dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike, i cili po zhvillohet në 38 Qendra Komunale të Numërimit në gjithë vendin, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, në këtë proces janë të angazhuar mbi 2200 anëtarë të KQZ-së, ndërsa puna po zhvillohet në mënyrë të organizuar në disa faza.
“Sipas planifikimeve, verifikimi dhe numërimi paraditen e së hënës ka filluar në Qendrat Komunale të Numërimit të 15 komunave. Ndërkaq, pasdite aktivitetet do të fillojnë në Qendrat Komunale të 23 komunave të tjera”, tha Elezi.
Ai shtoi se pas përfundimit të këtij procesi do të vazhdohet edhe me numërimin e votave të diasporës, i cili po ashtu është pjesë e procedurave zgjedhore.
Elezi theksoi se certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve pritet të bëhet deri më 6 korrik, por sipas tij kjo varet nga ecuria e procesit dhe përfundimi i të gjitha fazave të numërimit.
“Por kjo varet nga ecuria e procesit, ndërsa këto janë vetëm planifikime”, u shpreh ai. /Lajmi.net/