Aliu uron VV-në për fitoren: Kosova ka nevojë për institucione funksionale

Nënkryetari i PDK-së dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka uruar Lëvizja Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet parlamentare, pas publikimit të rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Aliu tha se procesi zgjedhor ishte i qetë dhe demokratik, ndërsa shprehu urimin që vendi të ketë sa më shpejt institucione funksionale në shërbim të qytetarëve. “Tashmë…

Lajme

08/06/2026 16:55

Nënkryetari i PDK-së dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka uruar Lëvizja Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet parlamentare, pas publikimit të rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Aliu tha se procesi zgjedhor ishte i qetë dhe demokratik, ndërsa shprehu urimin që vendi të ketë sa më shpejt institucione funksionale në shërbim të qytetarëve.

“Tashmë kur KQZ ka përmbyllur dhe publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e 7 qershorit, uroj subjektin politik fitues – Lëvizjen Vetëvendosje, duke uruar që sa më shpejt të kemi institucione funksionale dhe në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar ai.

Aliu falënderoi gjithashtu strukturat, aktivistët dhe mbështetësit e PDK-së për angazhimin gjatë fushatës, duke shprehur shpresën që përfundimi dhe certifikimi i procesit zgjedhor të reflektojë në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve dhe në zhvillimin e vendit. /Lajmi.net/