Prevot kërkon fundin e ngërçit në Kosovë: Asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme, koalicioni është i pashmangshëm
Belgjika ka përcjellë një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për skenën politike në Kosovë. Përmes një reagimi publik në platformën X, zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë belge, Maxime Prevot, u kërkoi liderëve politikë që të respektojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje dhe të punojnë për tejkalimin e bllokadës politike. “Kosova votoi. Tani…
Lajme
Belgjika ka përcjellë një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për skenën politike në Kosovë. Përmes një reagimi publik në platformën X, zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë belge, Maxime Prevot, u kërkoi liderëve politikë që të respektojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje dhe të punojnë për tejkalimin e bllokadës politike.
“Kosova votoi. Tani u takon liderëve politikë ta respektojnë këtë zgjedhje duke punuar së bashku dhe duke i dhënë fund bllokadës aktuale politike. Asnjë parti nuk mund të qeverisë e vetme. Ndërtimi i një koalicioni dhe formimi i shpejtë i institucioneve të qëndrueshme duhet të jenë prioritet”, shkroi ai.
Prevot theksoi se e ardhmja e Kosovës lidhet ngushtë me avancimin e agjendës evropiane, duke nënvizuar nevojën për riangazhim në dialogun ndërmjet Beograd dhe Prishtinë, si dhe vazhdimin e reformave që do ta afrojnë vendin me Bashkimi Evropian, shkruan lajmi.net.
“Rruga përpara është e qartë: avancimi në rrugëtimin evropian të Kosovës, riangazhimi në dialogun Beograd–Prishtinë dhe vazhdimi i reformave që do ta afrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian”, deklaroi ai.
Në fund të mesazhit të tij, diplomati belg rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për aspiratat evropiane të Kosovës, duke theksuar se Belgjika mbetet një partnere dhe mbështetëse e palëkundur e perspektivës evropiane të vendit. /Lajmi.net/
🇽🇰 Kosova has voted. Now it is up to political leaders to honour that choice by working together and end the current political deadlock. No party can govern alone. Building a coalition and forming stable institutions quickly should be the priority.
The path ahead is clear:…
— Maxime PREVOT (@prevotmaxime) June 8, 2026