Hamza: Më së shumti vota humbëm në Skenderaj, Drenas, Prizren dhe Ferizaj – as në Malishevë s’ishte fitore e madhe

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar për media një ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor të zhvilluar dje. Ndër të tjerash Hamza deklaroi se në bazë të rezultateve që kanë marrë nga këto zgjedhje kanë pasur pritshmëri për më tepër përqindje e vota, por që rezultati ishte ky. Ai deklaroi se PDK-ja e ka…

Lajme

08/06/2026 15:28

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar për media një ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor të zhvilluar dje.

Ndër të tjerash Hamza deklaroi se në bazë të rezultateve që kanë marrë nga këto zgjedhje kanë pasur pritshmëri për më tepër përqindje e vota, por që rezultati ishte ky.

Ai deklaroi se PDK-ja e ka ruajtur stabiliteti ne votës, por se pati humbje në disa prej komunave ku pikërisht PDK-ja udhëheq.

“Del se në katër komuna ka qenë humbja më e madhe dhe për më keq në këto katër komuna PDK-ja qeverisë në nivel lokal. Vota më së shumti kemi humbur në Skenderaj, Drenas, Prizren dhe në Ferizaj. Pra këto janë katër komunat që është humbja më e madhe e votës për PDK-në. Po bëjmë gjitha analizat e nevojshme, as s’fshehna pas përgjegjësisë as nuk nxitohna në vendime e as nuk vonona në vendime. Do të kemi analiza e do t’i paraqesim se pse PDK-ja nuk ka arritur të mobilizojë votën. PDK-ja sa i përket numri dhe përfaqësimit e ka rujt qëndrueshmërinë dhe stabilitetin”.

Kurse sa i përket votave në komunën e Malishevës, ku thuhej se ato i rriti Fatmir Limaj, Hamza tha se s’është ndonjë fitore e madhe.

“Është mirë se është fitore, mirëpo edhe aty nuk është se është ndonjë fitore me numër të madh të votave, është pak më shumë se sa që kemi pasur vota në dhjetor”,shtoi Hamza./Lajmi.net/