Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri

Lista Serbe i ka fituar shumicën e dhjetë ulëseve të rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, tregojnë rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit. Sipas analistit politik Blerim Vela, Lista Serbe i ka fituar nëntë mandate, ndërsa Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e ministrit në detyrë Nenad Rashiq ka fituar një mandat. Dhjetë…

Lajme

08/06/2026 11:34

Lista Serbe i ka fituar shumicën e dhjetë ulëseve të rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, tregojnë rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas analistit politik Blerim Vela, Lista Serbe i ka fituar nëntë mandate, ndërsa Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e ministrit në detyrë Nenad Rashiq ka fituar një mandat.

Dhjetë vende të tjera, sipas organizimit kushtetues të vendit, i përkasin komuniteteve joserbe.

Më së shumti ulëse nga komunitetet joserbe ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës. Ajo ka siguruar dy ulëse në legjislaturën e re, ndërsa nga një ulëse i kanë fituar edhe koalicioni Vakat, Unioni Socialdemokrat e Partia e Re Demokratike.

Ndarja e ulëseve për partitë politike që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Kosovës:

Lista Serbe (SL) – 9 ulëse

Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (zSPO) – 1 ulëse

Partia Demokratike Turke e Kosovës – 2 ulëse

Koalicioni Vakat – 1 ulëse

Unioni Socialdemokrat – 1 ulëse

Partia e Re Demokratike (NDS) – 1 ulëse

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 1 ulëse

Partia Liberale Egjiptiane – 1 ulëse

Partia e Ashkalinjve për Integrim (PSA) – 1 ulëse

Partia e Re Demokratike e Boshnjakëve të Kosovës – 1 ulëse

Jedinstvena Goranska Partija – 1 ulëse

Gjithsej: 20 ulëse të rezervuara për komunitetet joshumicë.