Kandidati i AAK-së ia kthen Kusari-Lilës: Ardian Gjini ka me ta mujt edhe shefin tënd të katërt
Durim Halilaj, kandidat i AAK-së për deputet, i ka reguar Mimoza Kusari-Lilës pas fjalimit të mbrëmshëm në shesh të Prishtinës ku goditi Ardina Gjinin e AAK-së. Halilaj iu drejtua Kusari-Lilës për lëvizjet e saj në disa parti gjatë jetës së saj politike. “Ashtu si të ka mund Ardian Gjini ty, ka me ta mujt edhe…
Lajme
Durim Halilaj, kandidat i AAK-së për deputet, i ka reguar Mimoza Kusari-Lilës pas fjalimit të mbrëmshëm në shesh të Prishtinës ku goditi Ardina Gjinin e AAK-së.
Halilaj iu drejtua Kusari-Lilës për lëvizjet e saj në disa parti gjatë jetës së saj politike.
“Ashtu si të ka mund Ardian Gjini ty, ka me ta mujt edhe shefin tënd të katërt, Albinin. Mbaje mend mirë këtë: shefin tënd të katërt, sepse rrugën e humbjes e keni të përbashkët!,” tha ai.