Policia në Prishtinë gjatë javës së kaluar realizon 170 urdhëresa të Gjykatës, sekuestron 7 armë zjarri dhe shqipton mbi 3500 gjoba

Policia e Kosovës, në Prishtinë, gjatë javës së kaluar ka realizuar 170 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 43 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe të tjera. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e…

Lajme

08/06/2026 11:07

Policia e Kosovës, në Prishtinë, gjatë javës së kaluar ka realizuar 170 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 43 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe të tjera.

Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

“Aktivitetet policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë.  Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq  janë mbajtur edhe aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.

Ata kanë thënë se në të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3513 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 660 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: