Begaj uron Kurtin: Partitë politike të bëjnë kompromis për të garantuar dialogun në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit të vendit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar kryetarin e VV-së, Albin Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur dje në Kosovë. Ai ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për pjekurinë që ka thënë se e kanë treguar në një proces zgjedhor të rregullt, të qetë dhe demokratik, që ka thënë se ka…
Lajme
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar kryetarin e VV-së, Albin Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur dje në Kosovë.
Ai ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për pjekurinë që ka thënë se e kanë treguar në një proces zgjedhor të rregullt, të qetë dhe demokratik, që ka thënë se ka dëshmuar edhe njëherë forcën e institucioneve dhe të kulturës demokratike të shtetit të Kosovës.
“Në këtë fazë, është me rëndësi që të gjitha forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive për të garantuar dialogun dhe kompromisin institucional, në funksion të stabilitetit, zhvillimit të mëtejshëm të vendit dhe përmbushjes së aspiratave të qytetarëve të Kosovës. Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit të saj euroatlantik dhe europian”, ka shkruar Begaj.
Postimi i plotë: