Kurti falenderon të gjithë votuesit: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar pas publikimit të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit. Ai ka thënë se për dhjetë ditë të fushatës kanë mbajtur mijëra aktivitete, tubime e takime cep më cep Kosovës, shkruan lajmi.net. Kurti i ka falenderuar të gjithë qytetarët që ka thënë se i kanë pritur krahëhapur dhe…

Lajme

08/06/2026 10:15

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar pas publikimit të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.

Ai ka thënë se për dhjetë ditë të fushatës kanë mbajtur mijëra aktivitete, tubime e takime cep më cep Kosovës, shkruan lajmi.net.

Kurti i ka falenderuar të gjithë qytetarët që ka thënë se i kanë pritur krahëhapur dhe i kanë ndarë përvojat e nevojat që kanë për të ecur përpara.

“Ndonëse numërimi i votave ende nuk është përfunduar, unë falënderoj secilin votues, në Kosovë e mërgatë, që përmes zgjedhjeve demokratike, doli për të votuar dhe shprehu vullnetin e tij përmes votës. Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt. Ju faleminderit!”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: