Të shtëna me armë drejt një veture në Pejë, arrestohet i dyshuari – Policia konfiskon armën me 14 fishekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë pak minuta para mesnate në Pejë. I dyshuari pas një mosmarrëveshje me dy persona të tjerë, ka shtënë me armë dhe është larguar. Në vendngjarje është gjetur vetura e qëlluar, ndërkaq gëzhojat nuk janë gjetur që dyshohet…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë pak minuta para mesnate në Pejë.
I dyshuari pas një mosmarrëveshje me dy persona të tjerë, ka shtënë me armë dhe është larguar.
Në vendngjarje është gjetur vetura e qëlluar, ndërkaq gëzhojat nuk janë gjetur që dyshohet se janë tërhequr nga i dyshuari.
Ai është paraqitur vetë në stacion policor, ku e ka pranuar se ka shtënë me armë. Në shtëpinë e tij është konfiskuar një armë e shkurtë me 14 fishekë dhe një gëzhojë, që ishte në pronësi të prindit të tij që e kishte me leje.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë. /Lajmi.net/
“Pejë 07.06.2026 – 23:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht kishte pasur mosmarrëveshje me dy viktima meshkuj kosovarë dhe me pas i njëjti kishte shtëne me armë dhe ishte larguar me veturën e tij. Në vend ngjarje është gjetur vetura e qëlluar disa herë nga të shtënat, ndërsa gëzhojat nuk janë gjetur në vendin e ngjarjes nga se dyshohet se ishin tërhequr nga i dyshuari. I dyshuari është vetë paraqitur në stacion policor, dhe ka pranuar se ka shtënë me armë. Njësiti i hetimeve ka shkuar në shtëpinë e tij, ku ka konfiskuar një armë të shkurtë me 14 fishekë dhe një gezhojë. Arma ishte pronë e prindit te tij te cilën e kishte me leje. I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve, dhe me urdhër te Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 . Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/