Me veturë aksidentoi një motoçikletë në Klinë, lëndohen dy persona – Rasti cilësohet si vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në Klinë. Një person me veturë ka goditur një motoçikletë ku gjendeshin dy persona, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasi është cilësuar si vrasje në tentativë. “Klinë 07.06.2026 – 15:20. Është…

Lajme

08/06/2026 09:30

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në Klinë.

Një person me veturë ka goditur një motoçikletë ku gjendeshin dy persona, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasi është cilësuar si vrasje në tentativë.

“Klinë 07.06.2026 – 15:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me veturën e tij me targa locale dyshohet se ka sulmuar (duke e goditur) një motoçikletë në të cilën gjendeshin dy persona meshkuj kosovarë, këta të fundit kanë pësuar lëndime trupore të  njëjtëve ju është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar I cili ka urdheruar te iniciohet rasti dhe te ndermerren veprimet hetimore”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/