Kos e uron Kurtin për fitoren: Që Kosova të përparojë drejt BE-së, partitë politike duhet të gjejnë kompromise për të ndërtuar institucione

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e ka uruar Albin Kurtin për fitoren e arritur në zgjedhjet e djeshme. Ajo e ka uruar gjithashtu edhe për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit, ndërsa ka dhënë një mesazh për partitë politike. “Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike…

Lajme

08/06/2026 09:22

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e ka uruar Albin Kurtin për fitoren e arritur në zgjedhjet e djeshme.

Ajo e ka uruar gjithashtu edhe për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit, ndërsa ka dhënë një mesazh për partitë politike.

“Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional. Pres me padurim të kthehem në Kosovë sa më shpejt të jetë e mundur për të përshpejtuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për të vazhduar punën për financimin e Planit të Rritjes”, ka shkruar Kos në “X”.

VV sipas rezultateve të deritanishëm ka marrë 42.91% të votave. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: