Abdixhiku: Që prej nesër do organizohet platforma politike që i shërben qytetarëve për bashkim e pjekuri
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falënderuar qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e sotme. Ai tha se shpreh mirënjohje për qytetarët e Kosovës të cilët sipas tij folën qartë, me votë e lirshëm dhe qetë. “Në një rajon që njeh shumë tensione Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri demokratike për këtë meritoni një falënderim të…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falënderuar qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e sotme.
Ai tha se shpreh mirënjohje për qytetarët e Kosovës të cilët sipas tij folën qartë, me votë e lirshëm dhe qetë.
“Në një rajon që njeh shumë tensione Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri demokratike për këtë meritoni një falënderim të dashur qytetarë. Falënderim të veçantë për institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ky rezultat i sotëm është reflektim i madh i një fryme të re që kemi ndërtuar së bashku me Vjosa Osmanin. Rezultat i palodhshëm i kryetarëve të degëve. Ndërtuam një fushatë moderne, të shpresës , të bashkimit e të fitores për Kosovën. As propaganda, as presioni, as keqpërdorim dhe as frika nuk kreu punë. Pamë një refuzim të qartë të këtij stili qeverisë, humbja e rreth 200 mijë votave për VV-në është sinjal që nuk duhet refuzuar. Ky popull po kërkon kompromis e zhvillim ekonomik”, deklaroi Abdixhiku, transmeton lajmi.net.
Ai tha se “Shumica shqiptare sot ka një përfaqësim tjetër politik e një mesazh që duhet dëgju arme qetësi e maturi”.
Abdixhiku deklaroi se “Prandaj LDK që nga nesër do të organizohet në ndërtimin e një platforme politike që i shërben Republikës, që shërben për qytetarët, e për integrimin e Kosovës në zhvillim euroatlantik”.
Ai tha se “Kosova ka nevojë për bashkim e pjekuri politike e ne do të sillemi që nga nesër në përgjithësi me qytetarët”./Lajmi.net/