Çitaku: PDK e ruajti votën përballë pushtetit që keqpërdori gjithçka për blerje masive të votës
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar para mediave pas rezultateve të para të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Çitaku tha se qeveria e Kurtit prodhoi zhgënjim të madh qytetar dhe kriza të vazhdueshme. “Kjo keqqeverisje rezultoi me këtë protestë zgjedhore sepse mos dalja e 200 mijë votuesve tregon zhgënjim qytetar. Gara ishte e pabarabartë dhe sikur…
Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar para mediave pas rezultateve të para të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Çitaku tha se qeveria e Kurtit prodhoi zhgënjim të madh qytetar dhe kriza të vazhdueshme.
“Kjo keqqeverisje rezultoi me këtë protestë zgjedhore sepse mos dalja e 200 mijë votuesve tregon zhgënjim qytetar. Gara ishte e pabarabartë dhe sikur të mos bënte blerje masive të votës përmes qindra miliona eurove të shpërndara, e kërcënimeve ndaj punonjësve shtetërore, e me miliona euro për diasporën me keqpërdorim ky njeri do të pësonte piasko edhe më të thellë politike. Përkundër kësaj gare të pabarabartë me blerje masive të votave me keqpërdorime, PDK e rikonfimroi pozicioni e saj përfaqësues me përqindje dhe numër të deputeteve. Me këto kriza të vazhdueshme ky pushtet i ka lodhur qytetarët e kjo mospjesëmarrje është mesazh politik që duhet të merret seriozisht nga të gjithë ne, e sidomos nga ky pushtet abuziv”, deklaroi Çitaku, transmeton lajmi.net.
Ajo “Falënderoj të gjithë ata që u angazhuan në mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor .Tani është thelbësorë që çdo votë të numërohet me kujdes e të ruhet me integritet e të respektohet vullneti i qytetarëve”.
Çitaku tha se patën përballë një pushtet që keqpërdori të gjitha resurset por PDK ia doli me votë dhe do të ketë numër edhe më të madh të deputetëve nga këto zgjedhje./Lajmi.net/