Qytetarët e Kosovës të lodhur nga zgjedhjet, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dalin rreth 170 mijë votues më pak
Në ora 19:00, janë mbyllur qendrat e votimit në të gjitha Komunat e Kosovës. Këto zgjedhje janë karakterizuar me numër të ulët të qytetarëve që kanë dalur për të votuar, shkruan lajmi.net. Sipas publikimeve të fundit të KQZ-së, deri në mbylljen e qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar…
Lajme
Në ora 19:00, janë mbyllur qendrat e votimit në të gjitha Komunat e Kosovës.
Këto zgjedhje janë karakterizuar me numër të ulët të qytetarëve që kanë dalur për të votuar, shkruan lajmi.net.
Sipas publikimeve të fundit të KQZ-së, deri në mbylljen e qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar kanë dal 36,79% të qytetarëve në listën e votuesve apo gjithsej 720 mijë e 997 prej tyre.
Për dallim nga sot, në zgjedhjet paraprake që janë mbajtur më 28 dhjetor, kanë dal për të votuar 44,56% apo gjithsej 890 mijë e 850 votues.
Diferenca e votuesve mes zgjedhjeve të sotme dhe atyre të 28 dhjetorit është për 169 mijë e 862 votues.
KQZ tani vetëm se ka filluar edhe publikimin e rezultateve të para. Deri më tani janë numëruar 173 kuti të votimit apo gjithsej 6.93% të tyre, dhe këto janë rezultatet:
-VV: 36.22%
-PDK: 21.84%
-LDK: 16.26%
-AAK: 10.08%. /Lajmi.net/