Radoniqi: Rreth orës 21:30- 22:00 mund të dihen rezultatet preliminare
Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi ka mbajtur një konferencë për media. Në këtë konferencë ai deklaroi se procesi zgjedhor i sotëm ka shkuar në rregull dhe se s’ka pasur ndonjë parregullsi. I pyetur se kur pritet të dihen rezultatet preliminare, Radoniqi tha se pritet që rreth orës 21:30 – 22:00 veçse të lidhen…
Lajme
Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi ka mbajtur një konferencë për media.
Në këtë konferencë ai deklaroi se procesi zgjedhor i sotëm ka shkuar në rregull dhe se s’ka pasur ndonjë parregullsi.
I pyetur se kur pritet të dihen rezultatet preliminare, Radoniqi tha se pritet që rreth orës 21:30 – 22:00 veçse të lidhen këto rezultate.
Ndryshe KQZ veçse ka publikuar linkun ku mund të ndiqen live rezultatet./Lajmi.net/