Lajmërohet Albin Kurti: Vullneti i qytetarëve është brenda kutive të votimit, sytë, veshët e vëmendja tek komisionerët e vëzhguesit

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti deklaroi se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Pas mbylljes së vendvotimeve, Kurti deklaroi se “Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor”. Kurti theksoi se në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te…

Lajme

07/06/2026 19:27

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti deklaroi se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit.

Pas mbylljes së vendvotimeve, Kurti deklaroi se “Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor”.

Kurti theksoi se në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues.

“Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike.Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote!”./Lajmi.net/