EXIT POLL-i nga Albanian Post zbulon ndarjen e ulëseve në Kuvend
Vetëvendosje pritet të ketë 49 deri në 51 deputetë, sipas projeksionit të Albanian Post dhe Baton Haxhiut. PDK parashihet të ketë 24 deri në 25 deputetë, sipas EXIT POLL-it të Albanian Post. LDK pritet të ketë 19 deri në 20 deputetë, ndërsa AAK shtatë deri në tetë deputetë. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 43 për qind…
Lajme
Vetëvendosje pritet të ketë 49 deri në 51 deputetë, sipas projeksionit të Albanian Post dhe Baton Haxhiut.
PDK parashihet të ketë 24 deri në 25 deputetë, sipas EXIT POLL-it të Albanian Post.
LDK pritet të ketë 19 deri në 20 deputetë, ndërsa AAK shtatë deri në tetë deputetë.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 43 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit, sipas një sondazhi të realizuar nga Albanian Post.
Sondazhi i publicistit Baton Haxhiu e paraqet Partinë Demokratike të Kosovës partinë e dytë më të votuar, me 22 për qind.
E treta është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 për qind, tregon EXIT POLL-i i realizuar nga Albanian Post.
Sipas projeksionit të Baton Haxhiut, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7 për qind të votave.
