Ndërhynin tek qytetarët për ta votuar Listën Serbe, arrestohen dy persona të dyshimtë në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshimtë për veprën penale “dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin”. Sipas informacioneve të dhëna nga Policia thuhet se në rajonin e Pejës kanë pranuar informacionin që ndërlidhet me dyshimet për aktivitetet ë kundërligjshme, me qëllim të ndikimit në vullnetin e lirë të…

Lajme

07/06/2026 18:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshimtë për veprën penale “dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin”.

Sipas informacioneve të dhëna nga Policia thuhet se në rajonin e Pejës kanë pranuar informacionin që ndërlidhet me dyshimet për aktivitetet ë kundërligjshme, me qëllim të ndikimit në vullnetin e lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor, e që dyshohet se ka ndodhur konkretisht në fshatin Gorazhdec të Pejës, për të orientuar ndikuar te qytetarët që të votojnë Listën Serbe.

“Ndërhyrjet dhe ushtrimi i ndikimit në zgjedhje, paraqesin kërcënim serioz për demokracinë, pavarësinë dhe vullnetin e lirë të qytetarëve, andaj bazuar në këtë njësitë relevante policore sot, kanë ndërmarr veprime konkrete, ku kanë kryer bastisje dhe hasur dy persona meshkuj kosovarë të nacionalitetit serb, të cilët dyshohet se janë përfshirë në rast, të njëjtit janë arrestuar dhe janё intervistuar nga hetuesit rajonal. Të gjitha veprimet e mëtejme lidhur me rastin janё ndёrmarrё në bashkëpunim dhe koordinim me organet kompetente të drejtësisë, ndёrsa tё dyshuarit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48-orë”,thuhet në njoftim.

“Veprimet policore dhe bashkëpunimi ndërinstitucional dëshmojnë përpjekjet aktive dhe vendosmërinë për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të luftuar çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë të kundërligjshme në vullnetin e lirë të votuesve.

“Policia e Kosovë vazhdon tu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim etnie, gjuhe, përkatësie politike apo bindjeje personale, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës lirshëm e pa presion dhe për çdo rast të njoftojnë institucionet kompetente dhe Policinë e Kosovës”./Lajmi.net/