Osmani i fton qytetarët të votojnë: Vota juaj mund të nxjerr vendin nga kriza dhe bllokadat e njëpasnjëshme – Dilni dhe vendosni për vendin

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që njëherit është edhe kandidate për Presidente nga LDK, ka bërë thirrje që qytetarët të dalin të votojnë. Ajo iu ka kujtuar qytetarëve që kanë mbetur edhe dy orë për të votuar, shkruan lajmi.net. “Shpresoj që do ta shfrytëzoni këtë të drejtë demokratike, sepse sa më shumë që ju shkoni…

Lajme

07/06/2026 17:09

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që njëherit është edhe kandidate për Presidente nga LDK, ka bërë thirrje që qytetarët të dalin të votojnë.

Ajo iu ka kujtuar qytetarëve që kanë mbetur edhe dy orë për të votuar, shkruan lajmi.net.

“Shpresoj që do ta shfrytëzoni këtë të drejtë demokratike, sepse sa më shumë që ju shkoni tek kutitë e votimit tuaj dhe e shprehni qëndrimin tuaj, aq më shumë do të jeni vendimmarrës për procese shumë të rëndësishme jetike për vendin tonë”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se është vetëm vota e qytetarëve ajo që mund ta nxjerr vendin nga kriza e nga bllokadat e njëpasnjëshme, ndërsa ka thënë që shpreson që sa më shumë qytetarë të dalin të votojnë.

“E di që sot ka qenë një ditë me vapë, megjithatë ka filluar të freskohet kështu që shpresoj për këto dy orë që kanë mbetur do të dilni, do të votoni dhe do të vendosni për atdheun tonë, vendin tonë të dashur”, ka thënë Osmani përmes një videomesazhi.

Deri tani, vetëm 22.98% të qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: