Kurti i lut qytetarët të dalin të votojnë: Sa më e gjerë vendimmarrja aq më e fortë demokracia dhe Republika jonë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherit kandidat për kryeministër nga VV, Albin Kurti ka ftuar qytetarët për të dal për të votuar. Ai ka thënë se tash kanë mbetur më pak se 3 orë kohë për të votuar, ndërsa i ka lutur që të votojnë të gjithë ata që ende nuk kanë votuar. “Për pak…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherit kandidat për kryeministër nga VV, Albin Kurti ka ftuar qytetarët për të dal për të votuar.
Ai ka thënë se tash kanë mbetur më pak se 3 orë kohë për të votuar, ndërsa i ka lutur që të votojnë të gjithë ata që ende nuk kanë votuar.
“Për pak minuta vendosim për zhvillim, siguri dhe stabilitet për vendin tonë. E ju që tashmë keni votuar, ftoni miqtë, farefisin e dashamirët të shkojnë për të votuar. Sa më e gjerë vendimmarrja aq më e fortë demokracia dhe Republika jonë”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se ata që i ka zënë puna të jenë larg qendrës së votimit, mund të votojnë me kusht në cilëndo komunë që jeni, pasi që i ka njoftuar se secila komunë e ka një qendër votimi me kusht.
“Dil dhe voto! Pak kohë ka mbetur. Mos e le për në fund! Ju dua!”, ka thënë ai. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: