Lladrovci thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni, edhe pak orë nga vendimi për institucionet qendrore
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në orët e fundit të procesit zgjedhor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lladrovci ka deklaruar se vendimi për institucionet qendrore po afrohet dhe se qytetarët kanë…
Lajme
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në orët e fundit të procesit zgjedhor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lladrovci ka deklaruar se vendimi për institucionet qendrore po afrohet dhe se qytetarët kanë ende mundësi të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.
“Qytetarë të komunës së Drenasit, edhe gati tri orë na ndajnë nga verdikti për institucionet qendrore. Ju që deri më tani nuk keni votuar, dilni e votoni, me dhjetë minuta i përcaktoni vendimmarrësit e mandatit katërvjeçar. Dil e voto, dil e mos prit!”, ka shkruar ai.
Thirrja e tij vjen në orët e fundit të procesit të votimit, teksa qytetarët po ftohen të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të vendosur për përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës. /Lajmi.net/