Ndërrimi i vendbanimit të disa votuesve i vetmi problem në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren
Proces normal i votimit është raportuar edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. Sipas udhëheqësit të kësaj qendre që ka folur për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, deri në orën 12:30 kanë votuar 1 mijë e 300 qytetarë, nga rreth 8 mijë votues. Ai ka thënë se e vetmja telashe ka qenë me disa…
Lajme
Proces normal i votimit është raportuar edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren.
Sipas udhëheqësit të kësaj qendre që ka folur për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, deri në orën 12:30 kanë votuar 1 mijë e 300 qytetarë, nga rreth 8 mijë votues.
Ai ka thënë se e vetmja telashe ka qenë me disa qytetarë që e kanë ndërruar vendbanimin, për dallim nga zgjedhjet e kaluara.
“Në zgjedhjet e kaluara kanë votuar këtu, e në këto zgjedhje e kanë ndërruar vendbanimin e nuk kanë mundur të votojnë këtu, është dashur të shkojnë të gjejnë vendvotimin e tyre. Nuk është numër i madh, por ka kapak këso problemesh.”, ka thënë ai.
Sipas tij, vërehet fluks i qytetarëve që po votojnë në këtë qendër të votimit.