Vizitori kanos oficerin korrektues në Burgun e Dubravës, Policia e arreston dhe më pas e liron
Një person në cilësinë e vizitorit dyshohet se ka kanosur një oficer korrektues në Burgun e Dubravës gjatë ditës së sotme. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit. Sipas tij, Policia…
Lajme
Një person në cilësinë e vizitorit dyshohet se ka kanosur një oficer korrektues në Burgun e Dubravës gjatë ditës së sotme.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Sipas tij, Policia është njoftuar nga Burgu i Dubravës se një vizitor, pasi kishte hyrë në objektin korrektues, kishte kanosur një zyrtar korrektues.
“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar personin e dyshuar. Pas intervistimit nga organet kompetente, ai është liruar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Rugova.
Lidhur me rastin, autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa motivet e incidentit nuk janë bërë të ditura. /Lajmi.net/