Pas një paraditeje të qetë, shtohet numri i votuesve në qendrën më të madhe në Dragash
Në qendrën më të madhe të votimit në Dragash fluksi i qytetarëve që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës po rritet gjatë orëve të pasdites. Menaxheri i shkollës “Ruzhdi Berisha” tha se deri në orën 11:00 nga 2200 qytetarë me të drejtë vote, votuan 150 votues. Ai tha se fluksi i qytetarëve…
Lajme
Në qendrën më të madhe të votimit në Dragash fluksi i qytetarëve që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës po rritet gjatë orëve të pasdites.
Menaxheri i shkollës “Ruzhdi Berisha” tha se deri në orën 11:00 nga 2200 qytetarë me të drejtë vote, votuan 150 votues.
Ai tha se fluksi i qytetarëve po shtohet gjatë orëve të pasdites.
“Fillimisht në orën 07:00 u hap qendra e votimit 0501 në SHML Ruzhdi Berisha. Kjo qendër numëron 2200 votues, paradite ka qenë një numër i vogël, kurse tani është shtuar fluksi i qytetarëve që po dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre. Deri në orën 11:00 kur kemi raportuar ka qenë diku rreth 150 votues në nivel qendre. Tani po shihet se shtohet numri dhe në orët e mëvonshme do shtohet edhe më shumë. Aktualisht ka qenë 6.6% pjesëmarrja e përgjithshme, mirëpo besojmë që shifrat dhe numrat do të ndryshohen në periudhën e pasdites”, tha ai.