Dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi që të votojë në emër të gruas- detaje nga rasti në Shtime
Një qytetar në Komunën e Shtimës njoftohet të ketë dëmtuar fletëvotimin e tij. I njëjti ka tentuar që të votojë edhe në emër të bashkëshortes. Lajmi është bërë i ditur edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli deklaroi se rasti është duke u hetuar, transmeton lajmi.net. “Rreth orës…
Lajme
Një qytetar në Komunën e Shtimës njoftohet të ketë dëmtuar fletëvotimin e tij. I njëjti ka tentuar që të votojë edhe në emër të bashkëshortes.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli deklaroi se rasti është duke u hetuar, transmeton lajmi.net.
“Rreth orës 12:22 jemi njoftuar nga zyrtarët policorë të angazhuar në një qendrën të votimit në një shkollë në Shtime, se një qytetar ka dëmtuar fletëvotimin e tij dhe ka tentuar të votojë edhe në emër të bashkëshortes së tij. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit rajonalë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Për informata dhe zhvillime të tjera lidhur me këtë rast, do të njoftoheni me raport vijues’, tha ai./Lajmi.net/