Mbi 300 mijë qytetarë votojnë deri në orën 13:00

Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka arritur në 15,39 përqind deri në orën 13:00, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas statistikave zyrtare, deri në këtë kohë votën e tyre e kanë hedhur 301,676 qytetarë nga numri i përgjithshëm i votuesve, raporton lajmi.net Procesi i votimit po zhvillohet në mbarë…

Lajme

07/06/2026 13:32

Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka arritur në 15,39 përqind deri në orën 13:00, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas statistikave zyrtare, deri në këtë kohë votën e tyre e kanë hedhur 301,676 qytetarë nga numri i përgjithshëm i votuesve, raporton lajmi.net

Procesi i votimit po zhvillohet në mbarë vendin përmes 949 qendrave të votimit dhe 2.550 vendvotimeve.

Nga ky numër, 911 qendra me 2.498 vendvotime janë të destinuara për votimin e rregullt, ndërsa 38 qendra votimi, të shpërndara në secilën komunë të Kosovës, përfshijnë 52 vendvotime të rezervuara për votimin me kusht.

Në këto zgjedhje, të drejtën për të votuar e gëzojnë gjithsej 2.092.174 qytetarë./Lajmi.net/