Kryeprokurori në detyrë viziton dhomën operative për monitorimin e zgjedhjeve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka vizituar dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit në Prishtinë. Ai është pritur nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, me të cilën është njoftuar nga afër për punën dhe funksionimin e kësaj dhome gjatë ditës së zgjedhjeve.…