Totaj voton në Prizren: Të respektohet procesi dhe të zgjidhen më të mirët

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shfrytëzuar të drejtën e votës në këtë komunë gjatë zgjedhjeve të sotme. Pas votimit, ai është prononcuar për media, duke shprehur pritshmëritë për një proces të rregullt dhe me pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve. “Dita, koha e mirë, po besojmë se do të ketë numër të mjaftueshëm të votuesve…

Lajme

07/06/2026 11:17

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shfrytëzuar të drejtën e votës në këtë komunë gjatë zgjedhjeve të sotme.

Pas votimit, ai është prononcuar për media, duke shprehur pritshmëritë për një proces të rregullt dhe me pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve.

“Dita, koha e mirë, po besojmë se do të ketë numër të mjaftueshëm të votuesve për t’i dhënë legjitimitet zgjedhjeve, dhe po besoj se qytetarët do të dinë kë të votojnë. Le të votojnë më të mirët, por para kësaj le të tregojmë kulturë, të respektojmë partitë dhe njëri-tjetrin, dhe të rikonfirmojmë se dimë të organizojmë zgjedhje, dhe të mos na ndodhin defekte si herën e kaluar, ndoshta jo të votimit, por të numërimit”, ka deklaruar Totaj.