Osmani: Qytetarët po dëshmojnë përkushtim ndaj demokracisë
Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka vlerësuar angazhimin e qytetarëve në procesin zgjedhor, para se të ushtrojë të drejtën e saj të votës në shkollën “Shkëndija” në Hajvali. Duke folur për mediat, Osmani tha se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është thelbësore për funksionimin e demokracisë dhe e cilësoi atë si një përgjegjësi…
Lajme
Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka vlerësuar angazhimin e qytetarëve në procesin zgjedhor, para se të ushtrojë të drejtën e saj të votës në shkollën “Shkëndija” në Hajvali.
Duke folur për mediat, Osmani tha se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është thelbësore për funksionimin e demokracisë dhe e cilësoi atë si një përgjegjësi të rëndësishme qytetare.
Ajo shprehu mirënjohje për qytetarët e Kosovës, të cilët sipas saj vazhdojnë të kontribuojnë në proceset demokratike dhe në zhvillimin e vendit.
“Jam shumë e lumtur me mënyrën se si qytetarët e Kosovës e marrin si detyrim mundësinë për të kontribuar në çdo proces zgjedhor. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse pa qytetarët nuk ka demokraci”, deklaroi Osmani