Gjini: Ftoj qytetarëve të Kosovës me dal me votu me marrë Kosovën në duart e veta

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës. Gjini i është drejtuar kutive të votimit në qendrën e votimit “Fehmi Agani” në Gjakovë. Pas përfundimit të këtij procesi Gjini i është drejtuar mediave. “Sot është ditë e mirë, mot i mirë, i ftoj qytetarëve të Kosovës me dal me votu…

Lajme

07/06/2026 10:15

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës.

Gjini i është drejtuar kutive të votimit në qendrën e votimit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Pas përfundimit të këtij procesi Gjini i është drejtuar mediave.

“Sot është ditë e mirë, mot i mirë, i ftoj qytetarëve të Kosovës me dal me votu me marrë Kosovën në duart e veta. Kosova i përket qytetarëve dhe ata duhet ta thonë fjalën e vet sot”, tha ai.