Deri në orën 09:00 kanë votuar 2.67% e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun e platformës elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave nga platforma e KQZ-së, deri në ora 09:00 në nivel vendi kanë votuar 2.67% të qytetarëve me të drejtë…

Lajme

07/06/2026 09:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun e platformës elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave nga platforma e KQZ-së, deri në ora 09:00 në nivel vendi kanë votuar 2.67% të qytetarëve me të drejtë vote.

Nga 1 milionë e 959 mijë e 962 qytetarë me të drejtë vote, deri tash kanë votuar 52 mijë e 254 qytetarë.