Digjet një veturë në “Rrugën C” në Prishtinë, dëmtohet edhe një tjetër

Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit në rrugën C në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 6 qershor 2026, rreth orës 02:27, kur pronari i automjetit ka njoftuar se vetura e tij me targa vendore është kapluar nga flakët. Në vendin e ngjarjes…

Lajme

07/06/2026 08:40

Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit në rrugën C në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 6 qershor 2026, rreth orës 02:27, kur pronari i automjetit ka njoftuar se vetura e tij me targa vendore është kapluar nga flakët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe eksperti i zjarreve, të cilët kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e zjarrit është dëmtuar edhe një veturë tjetër me targa vendore që ndodhej afër.

Rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, ndërsa hetimet nga njësitet kompetente policore janë në vazhdim.