E moshuara gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, dyshohet se ra nga lartësia e banesës
Një grua e moshuar ka humbur jetën në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një banese. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 qershor 2026, rreth orës 11:43. Në rrethana që ende nuk janë sqaruar, viktima ka rënë nga lartësia dhe ka mbetur pa shenja jete.…
Lajme
Një grua e moshuar ka humbur jetën në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një banese.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 6 qershor 2026, rreth orës 11:43. Në rrethana që ende nuk janë sqaruar, viktima ka rënë nga lartësia dhe ka mbetur pa shenja jete.
Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Policia ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si “Hetim mbi vdekjen” dhe se veprimet hetimore janë në vazhdim. /Lajmi.net/