Podujevë: Procesi zgjedhor nis normalisht, interes i ulët në orët e para

Në shkollën “Dr. Ibrahim Rugova” në Podujevë, e cila është edhe qendra më e madhe e vendvotimit në këtë komunë me 80,917 votues me të drejtë vote, procesi zgjedhor ka nisur dhe po zhvillohet normalisht. Gazetarja e Klan Kosovës, Artina Breznica, raporton nga terreni se deri tani gjithçka po shkon pa probleme. Por, sipas saj,…

Lajme

07/06/2026 07:51

Në shkollën “Dr. Ibrahim Rugova” në Podujevë, e cila është edhe qendra më e madhe e vendvotimit në këtë komunë me 80,917 votues me të drejtë vote, procesi zgjedhor ka nisur dhe po zhvillohet normalisht.

Gazetarja e Klan Kosovës, Artina Breznica, raporton nga terreni se deri tani gjithçka po shkon pa probleme.

Por, sipas saj, interesi i qytetarëve në orët e para të mëngjesit mbetet i ulët.