Eli Malaj përfundon në spital, anulon performancën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Malaj, ka shqetësuar fansat e saj pasi ka publikuar një fotografi nga spitali, ku shihet duke marrë trajtim mjekësor me oksigjen. Përmes një postimi në facebook, Malaj u ka kërkuar falje të gjithë të pranishmëve në lokalin ku ishte e ftuar për të performuar, duke shpjeguar se gjendja e saj…

ShowBiz

07/06/2026 07:34

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Malaj, ka shqetësuar fansat e saj pasi ka publikuar një fotografi nga spitali, ku shihet duke marrë trajtim mjekësor me oksigjen.

Përmes një postimi në facebook, Malaj u ka kërkuar falje të gjithë të pranishmëve në lokalin ku ishte e ftuar për të performuar, duke shpjeguar se gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua për shkak të problemeve me frymëmarrjen dhe temperaturave të larta.

“Ju kërkoj ndjesë publikut të sotëm që ndodheshin te Patalathe Club, po ashtu edhe stafit, për gjendjen time (probleme me rrugët e frymëmarrjes) dhe temperaturën e lartë. Nuk e kam në dorë shëndetin dhe më vjen shumë keq që ju lash ashtu. Uroj të më kuptoni dhe ju falënderoj shumë. Ndjesë edhe një herë”, ka shkruar Malaj.