Batatina pasi i shpëtoi rënies nga Superliga: Rrini të qetë, sepse Llapi i ka dy luanë që e menaxhojnë

Llapi ka arritur të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar. Ata mposhtën Dinamo Ferizajin, me rezultat 0-2 në finalen e barazhit që u zhvillua në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit. Pas kësaj fitore trajneri i Llapit, Tahir Batatina bëri një status në “Facebook” duke uruar të gjithë mbështetësit e klubit për këtë gjë. “Urime të…

Sport

06/06/2026 21:56

Llapi ka arritur të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

Ata mposhtën Dinamo Ferizajin, me rezultat 0-2 në finalen e barazhit që u zhvillua në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Pas kësaj fitore trajneri i Llapit, Tahir Batatina bëri një status në “Facebook” duke uruar të gjithë mbështetësit e klubit për këtë gjë.

“Urime të gjithëve në Llap dhe Gollak. Rrini të qetë, sepse Llapi i ka dy luanë që e menaxhojnë: Beqir dhe Tahir Batatina!”, u shpreh ai.