Zyrtare: Formacioni startues i Kosovës U21 kundër Luksemburgit
Kosova U21 do të rikthehet sot në aksion, teksa do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Luksemburgut U21. Skuadra e drejtuar nga Hekuran Kryeziu synon të lërë pas humbjen e fundit dhe të marrë një rezultat pozitiv në përballjen që do të luhet në Kampin Nacional në Hajvali, transmeton lajmi.net. Takimi është paraparë të nisë…
Sport
Kosova U21 do të rikthehet sot në aksion, teksa do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Luksemburgut U21.
Skuadra e drejtuar nga Hekuran Kryeziu synon të lërë pas humbjen e fundit dhe të marrë një rezultat pozitiv në përballjen që do të luhet në Kampin Nacional në Hajvali, transmeton lajmi.net.
Takimi është paraparë të nisë në orën 17:00 dhe do t’i shërbejë stafit teknik për të testuar formën e futbollistëve në prag të sfidave të ardhshme.
Formacioni zyrtarë:

“Dardanët” e rinj vijnë në këtë ndeshje pas disfatës minimale 1:0 ndaj Turqisë U21, të pësuar tri ditë më parë në një tjetër test miqësor./lajmi.net/