Sekuestrohen atlete me logo të brendeve të njohura në pesë lokacione të Prishtinës, vlera rreth 200 mijë euro
Dogana e Kosovës ka zhvilluar një operacion të koordinuar në pesë lokacione në rajonin e Prishtinës, ku janë sekuestruar produkte të dyshuara si të falsifikuara, kryesisht patika që mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare. Në kuadër të angazhimeve për luftimin e tregtimit të mallrave të falsifikuara dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë…
Lajme
Dogana e Kosovës ka zhvilluar një operacion të koordinuar në pesë lokacione në rajonin e Prishtinës, ku janë sekuestruar produkte të dyshuara si të falsifikuara, kryesisht patika që mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare.
Në kuadër të angazhimeve për luftimin e tregtimit të mallrave të falsifikuara dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë aksionin e gjerë në bashkëpunim me institucionet kompetente.
“Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e patikave të dyshuara si produkte të falsifikuara, të cilat mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare. Vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 200,000 euro.”
Sipas njoftimit, të gjitha produktet e dyshuara janë konfiskuar dhe janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejshme ligjore.
Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.