Arifi: Kapacitetet e reja energjetike të VV-së kanë me e pasë fatin e autostradës së Gjilanit, na e bajnë përhajr çdo vit

Kandidati i Aleancës për deputet, Avni Arifi, ka përqeshur zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me autostradën e Gjilanit. Arifi ka thënë se kapacitetet e reja energjetike të zotuara nga VV-ja do ta kenë fatin e njëjtë sikurse autostrada e Gjilanit. “Premtimet e LVV-së për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike kanë me e pasë fatin…

Lajme

06/06/2026 11:51

Kandidati i Aleancës për deputet, Avni Arifi, ka përqeshur zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me autostradën e Gjilanit.

Arifi ka thënë se kapacitetet e reja energjetike të zotuara nga VV-ja do ta kenë fatin e njëjtë sikurse autostrada e Gjilanit.

“Premtimet e LVV-së për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike kanë me e pasë fatin e autostradës së Gjilanit: na e bajnë përhajr për çdo vit, ama autostrada s’është kërkun”, ka thënë ai.