Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikuar
Një shtetase e huaj është ndaluar pasditen e së premtes në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. E njëjta ka paraqitur një dokument që dyshohet se ishte i falsifikuar. Dokumenti është sekuestruar, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.