Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punime

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar qytetarët për mbylljen e përkohshme të një segmenti rrugor në kryeqytet, si pasojë e fillimit të punimeve për instalimin e ndriçimit publik “Smart”. Sipas njoftimit zyrtar, më 06.06.2026, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, rruga “Fehmi Agani” do të jetë e mbyllur për qarkullim. “Kërkojmë ndjesë për shqetësimet…

Lajme

06/06/2026 09:31

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar qytetarët për mbylljen e përkohshme të një segmenti rrugor në kryeqytet, si pasojë e fillimit të punimeve për instalimin e ndriçimit publik “Smart”.

Sipas njoftimit zyrtar, më 06.06.2026, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, rruga “Fehmi Agani” do të jetë e mbyllur për qarkullim.

“Kërkojmë ndjesë për shqetësimet e përkohshme. Ju lusim për mirëkuptim dhe bashkëpunim, të përdorni rrugë alternative dhe të respektoni sinjalizimin në terren.”, thuhet në njoftim.