Abdixhiku: Jemi këtu për ta ngritur Kosovën, e kur s’din të qeverisës themi hap krah

LDK po mban tubimin e saj përmbyllës në sheshin Skenderbeu. E nga këtu, kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhilu deklaroi se LDK është këtu për ta ngritur Kosovën. E kur s’din të tjerët të qeverisin ai tha se LDK thotë hap krah. ‘’Nuk kemi hyrë në këtë garë për ta mundur njëri-tjetrin. Sepse në demokraci e…

Lajme

05/06/2026 20:47

LDK po mban tubimin e saj përmbyllës në sheshin Skenderbeu.

E nga këtu, kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhilu deklaroi se LDK është këtu për ta ngritur Kosovën. E kur s’din të tjerët të qeverisin ai tha se LDK thotë hap krah.

‘’Nuk kemi hyrë në këtë garë për ta mundur njëri-tjetrin. Sepse në demokraci e në shqiptari nuk mundet bashkëqytetari yt. Nuk mundet fqinji yt. Nuk mundet familja tjetër e këtij vendi.

Në demokraci e shqiptari përbashkohet, ndërtohet, punohet! Prandaj ne jemi këtu për ta ngritur Kosovën, jo për ta mundur vendin tonë’’, tha Abdixhiku.

Tutje ai shtoi se ‘’Punën e tjetrit e respektojmë. Mundin e tjetrit e vlerësojmë. Por kur s’din, kur s’bën, kur s’mundesh, themi hap krah!”