“E kanë lëshu para se me përfundu punimet, për vota” – “Vadja” e qeverisë Kurti në Lupç pas dy ditëve të promovimit nuk qet pikën e ujit

Vetëm dy ditë pas përurimit të projektit të ujitjes së tokave bujqësore në Lupç të Podujevë – janë raportuar probleme në funksionimin e tij, duke ngritur pikëpyetje për efektivitetin e investimit mbi 9 milionë euro në krejt Komunën e Podujevës. Projekti që kushtoi rreth 109 mijë euro u inaugurua nga kryetari i Komunës së Podujevës,…

Lajme

05/06/2026 20:15

Vetëm dy ditë pas përurimit të projektit të ujitjes së tokave bujqësore në Lupç të Podujevë – janë raportuar probleme në funksionimin e tij, duke ngritur pikëpyetje për efektivitetin e investimit mbi 9 milionë euro në krejt Komunën e Podujevës.

Projekti që kushtoi rreth 109 mijë euro u inaugurua nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministri Armend Muja, të cilët e kishin cilësuar si një investim të rëndësishëm për bujqësinë dhe ujitjen e tokave në zonë, raporton lajmi.net

Megjithatë, sipas banorëve sistemi i ujitjes nuk ka funksionuar në mënyrë të qëndrueshme, menjëherë pas ceremonisë së përurimit dhe thonë se ky projekt u lëshua ende pa përfunduar shkaku i zgjedhjeve dhe për vota./Lajmi.net/