Arrestohet një person në Graçanicë, dyshohet për ryshfet për vota
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Graçanicë. I njëjti dyshohet të ketë kryer veprën “dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitar meshkuj kosovarë. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë konfiskuar material për votim dhe katër telefona…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Graçanicë.
I njëjti dyshohet të ketë kryer veprën “dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.
Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitar meshkuj kosovarë. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku si prova materiale janë konfiskuar material për votim dhe katër telefona mobil.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/