Mot me diell dhe vranësira të shpërndara të premten në Kosovë

Të premten në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 26 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1…

Lajme

04/06/2026 23:52

Të premten në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 26 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Kushtet meteorologjike parashihen të jenë të favorshme për aktivitetet në natyrë, ndërsa nuk priten reshje të konsiderueshme gjatë ditës./lajmi.net/