Prishtina ashpërson masat: 300 euro gjobë për ata që hedhin mbeturina në hapësira publike

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj personave që hedhin mbeturina vëllimore dhe inerte në hapësira publike. Sipas njoftimit, çdo person që kapet duke hedhur mbeturina të tilla do të përballet me gjobë prej 300 eurosh dhe, përveç ndëshkimit financiar, do të detyrohet t’i largojë vetë mbeturinat e hedhura. “Kushdo që hedh mbeturina…

Lajme

04/06/2026 15:56

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj personave që hedhin mbeturina vëllimore dhe inerte në hapësira publike.

Sipas njoftimit, çdo person që kapet duke hedhur mbeturina të tilla do të përballet me gjobë prej 300 eurosh dhe, përveç ndëshkimit financiar, do të detyrohet t’i largojë vetë mbeturinat e hedhura.

“Kushdo që hedh mbeturina vëllimore apo inerte në hapësira publike do të gjobitet me 300 euro dhe do të detyrohet t’i largojë vetë mbeturinat e hedhura”, thuhet në njoftimin e komunës.

Për të parandaluar ndotjen e mjedisit dhe për të identifikuar shkelësit, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e hedhjes së mbeturinave përmes numrave pa pagesë: 0800 12233 dhe 0800 12244. /Lajmi.net/