Prezantohet ecuria e Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Është prezantuar ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, projekt që synon konservimin dhe rregullimin e njërit prej komplekseve më të rëndësishme të kujtesës historike në Kosovë. Në këtë prezantim mori pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili e vlerësoi Prekazin si simbol të sakrificës dhe…

Lajme

04/06/2026 13:59

Është prezantuar ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, projekt që synon konservimin dhe rregullimin e njërit prej komplekseve më të rëndësishme të kujtesës historike në Kosovë.

Në këtë prezantim mori pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili e vlerësoi Prekazin si simbol të sakrificës dhe rezistencës së familjes Jashari dhe të historisë së vendit.

Kurti tha se trajtimi i këtij kompleksi nuk është vetëm projekt teknik, por obligim institucional për ruajtjen dhe transmetimin e trashëgimisë historike te brezat e ardhshëm.

Sipas tij, projekti po zhvillohet sipas planit dinamik dhe standardeve profesionale, ndërsa gjatë këtij viti pritet përfundimi i projekteve të konservimit të Kullave të Rezistencës.

Kjo do t’i hapë rrugë procedurave për zbatimin e punimeve në terren, duke kaluar nga faza e planifikimit në ndërhyrje konkrete konservuese.

Institucionet kanë ritheksuar përkushtimin për realizimin e projektit në përputhje me standardet më të larta teknike dhe profesionale. /Lajmi.net/