Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Gjakovë, intervenon FSK-ja
Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të mërkurën në Gjakovë, gjatë patrullimit të rregullt të Policisë së Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është regjistruar më 3 qershor 2026, rreth orës 10:04, kur një patrullë policore ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, shkruan lajmi.net. Menjëherë pas identifikimit të mjetit, policia ka…
Lajme
Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të mërkurën në Gjakovë, gjatë patrullimit të rregullt të Policisë së Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është regjistruar më 3 qershor 2026, rreth orës 10:04, kur një patrullë policore ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, shkruan lajmi.net.
Menjëherë pas identifikimit të mjetit, policia ka siguruar perimetrin dhe vendin e ngjarjes deri në ardhjen e njësisë për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Njësia e specializuar e FSK-së ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për trajtimin dhe largimin e rrezikut, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Njoftimi i plotë:
Gjakovë / 03.06.2026 – 10:04. Është raportuar se patrulla policore gjatë patrullimit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së , te cilet kane ndermar veprimet e nevojshme. /Lajmi.net/