Raportohet e zhdukur një grua në Vushtrri, policia nis hetimet

Policia e Kosovës po heton një rast të personit të zhdukur në Vushtrri, pasi një qytetar ka raportuar se një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 2 qershor 2026, rreth orës 09:00. Ankuesi ka njoftuar policinë se viktima, femër kosovare,…

Lajme

04/06/2026 09:52

Policia e Kosovës po heton një rast të personit të zhdukur në Vushtrri, pasi një qytetar ka raportuar se një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 2 qershor 2026, rreth orës 09:00.

Ankuesi ka njoftuar policinë se viktima, femër kosovare, është larguar nga banesa dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente policore për lokalizimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit. /Lajmi.net/